Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të martën në Deçan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 09:45.
“Sot, rreth orës 09:45, Policia është njoftuar për një vetaksident që ka ndodhur në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Deçan. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
Sipas tij, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.