Këtë të mërkure është mbajtur intervistimi i pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Intervistimi i kandidatëve ka nisur që nga ora 11:00 e paradites dhe se ka zgjatur deri në orën 17:45.
Kandidatët janë përballur me nëntë pyetje në gjithsej.
Intervistimi ka zgjatur për secilin nga 45 minuta deri në një orë, ndërkohë pyetjet kanë qenë indentike për të gjithë kandidatët.
Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde ka filluar tre orë para nisjes së intervistave, pra në ora 08:00.
Kandidatët që sot u intervistuan ishin Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnulla Gashi.