Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të zhvillohen dhe do të kushtëzojnë reshje shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive dhe shtrëngata të fuqishme me bubullima që mund të shkaktojnë vërshime dhe dëme tjera.
Temperaturat do të jenë më të ulëta se ditët paraprake dhe maskimalja pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius