Prodhues të shumtë ditën e sotme, në shenjë protestë kanë derdh qumështin në lum. Ky veprim i tyre pas situatë së krijuar në qumështoren VITA, ku prodhimi vendor i qumështit është ndalë tash e tre ditë.
Fermerët kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, që të publikojnë rezultatet e mostrave të mara nga Qumështorja VITA të muajit prill dhe ato të muajit maj 2026, duke theksuar se, për shkak të mos grumbullimit të qumështit do të ketë protesta në Prishtinë.
“Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishitne.
Lutje publike, PUBLIKONI rezulltatet per mostrat e muajit Prill dhe Muajit Maj 2026 ne menyre te shmanget nje situate e pakendshme per gjithsecilin”,kanë thënë ata.