Këto qese të vogla shpesh gjenden në kuti të këpucëve dhe përfundojnë gjithmonë në mbeturina sepse besojmë se janë të padobishme dhe helmuese.
Përkundrazi, ato nuk janë helmuese, por janë të mbushura me substanca të quajtura “dioksid siliciumi”, i cili mund të jetë mjaft i dobishëm, transmeton Reporteri.net
Ja se si mund t’i përdorni këto qese:
1. Vendosni ato në çantën tuaj të stërvitjes – qëllimi i këtyre qeseve të vogla është të thithin lagështinë e tepërt dhe të mbrojnë objektin nga bakteret. Dihet se bakteret përparojnë në kushte të lagështa dhe vendosja e qeseve silicë do të largojë lagështinë dhe bakteret, si dhe aromat e pakëndshme.
2. Vendosni qeset në mes të peshqirëve për të parandaluar thithjen e lagështisë, si dhe erërat e pakëndshme.
3. Shpëtoni telefonin tuaj celular (nëse ju ka rënë në ujë).
Nëse ndodh që telefoni juaj të bie në ujë, mos e humbni shpresën! Në vend të përdorimit të orizit, provoni këto qese magjike sepse do të jenë më efikase.
4. Shmangni avullimin e xhamave të veturës suaj
Nëse xhamat e automjetit tuaj janë një problem, veçanërisht në mot me lagështirë, këto qese mund të ju ndihmojnë. Vendosni një qese të tillë me silicë nën xham dhe dritaret tuaja nuk do të jenë më të avulluara.
5. Ruani fotot tuaja të vjetra
Me kalimin e kohës, fotot e vjetra shpesh dëmtohen. Prandaj, vendosni një qese me silicë në një kuti në të cilën ruani fotografitë e vjetra dhe të këtë mënyrë do të mbrohen nga dëmtimi.
6. Ruani kozmetikën tuaj
Për të parandaluar kolagjenin e preparateve kozmetike, secila grua duhet të ketë disa çanta me xhel silicë në çantën e saj./Reporteri.net