Eliminimi dramatik i Anglisë nga Kupa e Botës në gjysmëfinale jo vetëm që solli dëshpërim të madh për djemtë e Thomas Tuchel, por u mbyll edhe me skena mjaft tensionuese pas vërshëllimës finale në Atlanta.
Në qendër të vëmendjes dhe përleshjes fizike mes lojtarëve ishte ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili u pa duke goditur me shuplakë në kokë mbrojtësin e Argjentinës, Valentin Barco. Pamjet e transmetuara në televizion treguan vetëm momentin e goditjes dhe reagimin e menjëhershëm të lojtarëve argjentinas, por një video e re e filmuar nga tribunat dhe e shpërndarë në rrjetet sociale ka zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Pse u nxeh Jude Bellingham? Pamjet që nuk u panë në TV
Anglia ishte në avantazh me golin e Anthony Gordon, por Argjentina arriti ta përmbiste rezultatin në minutat e fundit me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke siguruar finalen e madhe falë edhe dy asistimeve të Lionel Messit.
Pas përfundimit të ndeshjes, tensioni ishte në kulm. Një video e publikuar nga media spanjolle Diario AS në platformën X, e cila mori mbi 35 milionë shikime brenda pak orësh, tregon se Bellingham fillimisht ishte i qetë dhe po përshëndetej me një nga portierët rezervë të Argjentinës.
Megjithatë, situata degradoi kur Valentin Barco, ish-lojtari i Brighton, i kaloi pranë dhe i tha diçka në vesh. Bellingham, i cili flet rrjedhshëm spanjishten për shkak të qëndrimit te Real Madridi, e kuptoi menjëherë provokimin dhe reagoi me nervozizëm duke e goditur argjentinasin pas kokës.
man they were just celebrating and bellingham just slapped him like FVCK YOU LOSER he is so ass and all this after the match is over ??? 😒😒😒 pic.twitter.com/wiGxh9ZDj9
— 🇦🇷 (@heyyshonaaaa) July 15, 2026
Përleshja masive dhe ndërhyrja e bashkëlojtarëve
Pas goditjes, Barco u kthye dhe e shtyu Bellinghamin, ndërsa mbrojtësi veteran Nicolas Otamendi u hodh menjëherë në sulm për të mbrojtur shokun e skuadrës. Portierët e Anglisë, James Trafford dhe Dean Henderson, ndërhynë me shpejtësi si paqeruajtës për të shmangur një përleshje edhe më të rëndë fizike.
Ollie Watkins e largoi Bellinghamin nga vendi i ngjarjes, por tensioni vazhdoi pasi në sherr u përfshi edhe mesfushori tjetër anglez, Morgan Rogers.
Bellingham ishte shënjestër e argjentinasve gjatë gjithë ndeshjes
Ky incident nuk ishte i vetmi. Gjatë gjithë gjysmëfinales në “Mercedes-Benz Stadium”, lojtarët e Argjentinës u përpoqën ta provokonin vazhdimisht anglezin. Që në minutat e para, Leandro Paredes bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj tij, ndërsa mbrojtësi Cristian Romero u pa duke festuar në mënyrë provokuese direkt para fytyrës së Bellinghamit pas një ndërhyrjeje të suksesshme.
Pavarësisht eliminimit të dhimbshëm të Anglisë në epokën e re nën drejtimin e Thomas Tuchel, Bellingham mbylli një turne personal mjaft të fortë me 6 gola të shënuar, por ky gjest i pamenduar në fund mund t’i kushtojë atij edhe me ndonjë penalizim nga FIFA për ndeshjet e ardhshme.
Bellingham landing a solid smack on that racistina player kkkkkkkkkkkk
lost the game but won the slap #INGxARGpic.twitter.com/nkXc5LtRjD
— Terrible Pics (@TerriblePic) July 16, 2026