Hans Vanaken kryeson listën me një supergol nga 32.45 metra, ndërsa Julian Alvarez dhe Enzo Fernandez përfaqësojnë Argjentinën në mesin e pesë goditjeve më spektakolare të turneut.

Kupa e Botës 2026 ka dhuruar gola të shumtë spektakolarë, por disa prej tyre kanë spikatur jo vetëm për bukurinë, por edhe për distancën nga e cila janë realizuar. Sipas të dhënave të topit zyrtar Trionda, janë publikuar pesë golat e shënuar nga distanca më e largët gjatë turneut.

Në krye të renditjes qëndron mesfushori belg Hans Vanaken, i cili realizoi një gol nga plot 32.45 metra në përballjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar goditjen më të largët që përfundoi në rrjetë në Botërorin e këtij viti.

Reklamë

Vendin e dytë e mban sulmuesi argjentinas Julian Alvarez, me një gol të shënuar nga 28.18 metra në sfidën kundër Zvicrës. Pas tij renditet Sidny Lopes Cabral, i cili realizoi nga 25.52 metra në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.

Në pozitën e katërt është Malik Tillman i Shteteve të Bashkuara, me një goditje të saktë nga 23.52 metra ndaj Belgjikës, ndërsa pesëshen e mbyll një tjetër futbollist argjentinas, Enzo Fernandez, i cili realizoi nga 23.14 metra në gjysmëfinalen kundër Anglisë.

Reklamë

Goditjet nga distanca kanë qenë një nga elementët më spektakolarë të Kupës së Botës 2026, duke dëshmuar cilësinë teknike dhe guximin e futbollistëve për të provuar portën edhe nga largësi që rrallëherë rezultojnë me gol. /Telegrafi