Zinedine Zidane do të jetë përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Francës, ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, Zidane ka pranuar të gjitha kushtet dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, pas largimit të Didier Deschampsit nga posti i trajnerit.
Romano ka bërë të ditur se Zidane e kishte pranuar prej kohësh projektin e “Les Bleus”, duke refuzuar oferta nga disa klube, pasi synimi i tij kryesor ishte të drejtonte kombëtaren franceze.
Stafi teknik i Zidane tashmë është përcaktuar, ndërsa 54-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratën së shpejti.
Didier Deschamps do ta udhëheqë Francën për herë të fundit në ndeshjen ndaj Anglisë për vendin e tretë në Kupën e Botës. Pas kësaj sfide, ai pritet t’ia dorëzojë detyrën ish-yllit të futbollit francez.