Kreytari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar legjenden braziliane, fenomenin Ronaldo.
Ademi ka shpublikuar foto me Ronaldon, ndërsa ka kujtuar vizitën e brazilianit më 1999, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Kënaqësi e veçantë të takohem me legjendën e futbollit botëror, ‘Fenomenin’ Ronaldo. ⚽🇧🇷
Përtej fushës së gjelbër, Ronaldo ka një vend të veçantë në zemrat tona. Në qershor të vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, ai vizitoi Kosovën si Ambasador i Vullnetit të Mirë i OKB-së.
Me vizitën e tij historike në Gjakovën e shkatërruar nga lufta, ai u dha shpresë dhe mbështetje morale qytetarëve tanë në ditët më të vështira.
Një kampion i madh brenda dhe jashtë fushës, të cilin Kosova nuk e harron kurrë.