Christopher Nolan është i njohur për perfeksionizmin e tij, por një detaj i zbuluar së fundmi nga ekipi i filmit “The Odyssey” ka habitur fansat.

Gjatë një interviste në CBS Mornings, regjisori konfirmoi se anëtarëve të kastit dhe ekipit u është ndaluar të shfaqen në sheshxhirim të veshur me çizmet e njohura UGG. Detaji u zbulua fillimisht nga aktorja Anne Hathaway, ndërsa Nolan shpjegoi arsyen pas këtij rregulli të pazakontë.

“Ka disa gjëra që të kujtojnë menjëherë se je në botën reale, në vend të botës që po përpiqemi të krijojmë. Dua që aktorët të qëndrojnë plotësisht në moment dhe në personazhet e tyre. Për mua, UGG-të janë një simbol i modernitetit,” tha ai.

Reklamë


Sipas Nolan, edhe veprime në dukje krejt të zakonshme, si ngrënia e patateve të skuqura në publik, mund të prishin atmosferën që ai përpiqet të ndërtojë në sheshxhirim.

“Mund të jesh mes kamerave, mikrofonëve dhe një ekipi të madh teknik, por detaje të tilla të nxjerrin çuditërisht nga realiteti i historisë që po krijojmë,” u shpreh regjisori.

Reklamë

Për Nolan, ky nuk është thjesht një zakon i çuditshëm, por pjesë e filozofisë së tij të punës, që synon t’i mbajë aktorët sa më të zhytur në universin e filmit dhe të ruajë magjinë e procesit krijues.