Vjosa Osmani, ka reaguar pas konfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me një mesazh të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.
Reagimi i saj erdhi pasi delegatët e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke ia konfirmuar mandatin në krye të partisë.