Familja ka njoftuar se sot atij do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit të lindjes në Skivjan-Gjakovë.
Sipas policisë deri te aksidenti fatal erdhi pasi një pjesë prej druri kishte goditur xhamin e përparmë të veturës dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e shoferit. Tre pasagjerët e tjerë që ishin në makinë shpëtuan pa lëndime.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Bavarisë.

