Policia serbe ka thënë ka arrestuar një person me inicialet R.T nga Istogu, me pretendimin se ky person ka dhënë informacione për institucionet e inteligjencës së Republikës së Kosovës sa i përket varrezave masive.

R.T është arrestuar në Zonën e Kralevës.

Sipas pretendimeve të autoriteteve serbe ai dyshohet se ka qenë i angazhuar në mbledhjen dhe dërgimin e të dhënave dhe informacioneve lidhur me aktivitetet e ish-pjesëtarëve dhe pjesëtarëve aktualë të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të tjera të sigurisë.

Reklamë

Sipas autoriteteve serbe, këto veprime kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe në “largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës”.