Emergjenca Pediatrike në QKUK, për një javë ka pasur 574 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore, si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.


Për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 426 vizita mjekësore të fëmijëve, thuhet në raportin javor të Klinikës së Pediatrisë.

Ndërkohë, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar edhe me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për 1 javë ka pasur 110 pranime.

Reklamë