Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave, i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Sot rreth orës 15:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Reklamë

Sipas tij, personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.