Dyshimet për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë kanë rezultuar të jenë alarm i rremë.
Policia e Kosovës ka pranuar pasditen e së enjtes një informatë për dyshim për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë masat e sigurisë në atë zonë.
“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana.
Aktualisht, njësitet përkatëse të Policisë janë duke trajtuar rastin dhe priten informacione të tjera lidhur me zhvillimet.