Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët në një qendër tregtare.
Lajmin e ka konfirmuarzëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 20:15.
“Sonte, rreth orës 20:15, Policia është njoftuar se në një qendër tregtare në Pejë, një person është duke i sulmuar qytetarët”, tha Rugova.
Sipas tij, njësitet policore kanë reaguar menjëherë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili po intervistohet në Stacionin Policor në Pejë.
“Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Rugova.