Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka vizituar gërmimet që po zhvillohen në Kalludër të Zubin Potokut, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar dhimbjen e familjeve që prej gati tri dekadash presin të zbardhet fati i më të dashurve të tyre.

“Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon, e Serbia gjenocidale as kërkim falje nuk kërkon”, ka shkruar Peci.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon, e Serbia gjenocidale as kërkim falje nuk kërkon.

Për një çerek shekulli, Mitrovica më së shtrenjti e pagoi çmimin e lirisë. Nga antikiteti jemi në veri, aty ku varrezat shqiptare dëshmojnë praninë dhe historinë tonë në këto troje. Ka kaluar kaq shumë kohë për t’u adresuar çdo plagë e jona. Të vërtetën nuk e fsheh asgjë, gjaku nuk humbet, e as dheu nuk lejon mbulimin e krimit.

Për afër 3 dekada vuajtje, pritje, dhimbje e kërkim, për familjarët e të pagjeturve që jetuan me pikëllimin dhe shpresën se një ditë do të mund të vendosin lule mbi varrezat e më të dashurve të tyre.🥀

Dhimbje që kërkon shërim. Krime që kërkojnë drejtësi këtu nga Kalludra e Zubin Potokut.

Reklamë