Nëse dëshironi të pastroni sistemin tretës, të rrisni nivelet e energjisë dhe të pasuroni florën bakteriale, kosi probiotik i përgatitur në shtëpi është zgjidhja ideale. Ndryshe nga alternativat industriale, ky variant fermentohet më gjatë dhe ruan të paprekura bakteret e mira që forcojnë imunitetin dhe lehtësojnë tretjen.
Mund ta përgatisni në dy mënyra: me qumësht lope ose me qumësht bimor (arrë kokosi), në varësi të preferencave apo intolerancës ndaj laktozës.
Përbërësit kryesorë:
1 litër qumësht (me 3.2% yndyrë ose qumësht kokosi për variantin vegan)
1–2 lugë gjelle kos të trashë (si kosi grek, për të shërbyer si startere)
Probiotik në pluhur (kapsulë e hapur probiotiku)
Pak inulinë (fibër probiotike që ushqen bakteret e mira)
Ëmbëlsues natyral (mjaltë ose shurup panje – opsionale për versionin bimor)
Rregulli kryesor gjatë përgatitjes:
Kujdes me temperaturën: Qumështi dhe kosi duhet të qëndrojnë të paktën 2 orë në temperaturë ambienti para përgatitjes. Bakteret e mira kërkojnë ambient të ngrohtë për t’u aktivizuar; qumështi i ftohtë nga frigoriferi i shkatërron ato menjëherë.
Udhëzimet e përgatitjes:
Përzierja: Në qumështin në temperaturë ambienti, shtoni kosin e trashë, probiotikun në pluhur dhe inulinën. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene.
Fermentimi: Mbulojeni enën dhe lëreni në një vend të ngrohtë për të paktën 12 orë. Nëse temperatura e dhomës është më e freskët, procesi mund të kërkojë deri në 24 orë.
Përdorimi: Pasi të jetë mpiksur, ruajeni në frigorifer. Kosi mund të konsumohet i thjeshtë, me fruta të freskëta, tërshirë ose drithëra të tjera në mëngjes.