×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Holanda del kundër Infantinos

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 16:31

    Federata Holandeze e Futbollit ka për qëllim të organizojë një samit ndërkombëtar në Amsterdam për të reformuar rrënjësisht FIFA-n, duke kërkuar që presidenti Gianni Infantino të zëvendësohet deri në vitin 2027, si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse të organit drejtues të futbollit botëror.

    Holandezët, si një nga anëtarët themelues të FIFA-s, kanë njoftuar përmes një deklarate se kanë humbur besimin te presidenti aktual Infantino. Ai është kandidat për rizgjedhje në marsin e vitit të ardhshëm, por fuqitë kryesore të futbollit botëror po diskutojnë nëse duhet të kërkojnë një votë mosbesimi ndaj tij, pas propozimit të dështuar për t’u shitur investitorëve të kapitalit privat një pjesë të të drejtave në aktivitetet e FIFA-s, si Kupa e Botës.

    Institucioni më i lartë i futbollit botëror është në një pikë kritike. UEFA ka njoftuar se do të ngrejë një padi ndaj FIFA-s, ndërsa shumë vende kanë revokuar mbështetjen për Infantinon. Disa federata si Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Ishujt Faroe e kanë shprehur hapur qasjen e tyre kundër tij.

    Por edhe federatat e mëdha si Anglia dhe Italia kanë tërhequr mbështetjen për kandidaturën e Infantinos si president. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ishte nga të parat që doli kundër presidentit të FIFA-s pas projektit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!