×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Real Madrid-Inter, Mourinho me tri mungesa në mesfushë

    Reporteri
    01 Shtator 2026 | 17:49

    Real Madrid do të ketë tri mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions League ndaj Interit.

    Jose Mourinho nuk do të ketë në dispozicion Bernardo Silvën, Eduardo Camavingën dhe Arda Güler, të tre të pezulluar.

    Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq më 17 mars, në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League mes Manchester City dhe Real Madrid. Portugezi, që në atë periudhë luante ende për Manchester City, u përjashtua në minutën e 20-të pasi ndali me dorë një goditje të Real Madridit.

    Pezullimi i tij mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të edicionit të kaluar të kompeticionit dhe do të shlyhet në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

    Ndërkohë, Eduardo Camavinga dhe Arda Guler u përjashtuan me karton të kuq për dy të verdhë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve ndaj Bayern Munich, ku Real Madrid u eliminua.

    Për këtë arsye, të tre lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Interit në “Santiago Bernabeu”. Mungesat do ta detyrojnë Jose Mourinhon të bëjë ndryshime në zgjedhjet e tij për ndeshjen e parë europiane të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!