Julian Alvarez është rikthyer në planet e Atletico Madridit dhe do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.
Trajneri Diego Simeone ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas është duke u stërvitur mirë dhe se pret më të mirën prej tij.
“Julian Alvarez do të jetë në skuadër. Ai po stërvitet mirë dhe të gjithë presim më të mirën prej tij, ashtu siç presim nga të gjithë bashkëlojtarët”, deklaroi Simeone.
Trajneri argjentinas tha se Alvarez tashmë ka një mundësi të re te Atletico Madrid dhe se ajo duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.
“Jeta është plot me mundësi dhe Julian tani ka një mundësi këtu te Atletico”, u shpreh Simeone.
Ai gjithashtu bëri thirrje që sulmuesi të mos gjykohet për atë që ka ndodhur gjatë verës, duke e konsideruar situatën si një përvojë nga e cila duhet të mësojë.
Në fund, Simeone u shpreh se shpreson që Alvarez të jetë i lumtur dhe ta dëshmojë këtë në fushë, duke shënuar gola.
Kështu, pas një vere të mbushur me spekulime për të ardhmen e tij, Julian Alvarez mbetet te Atletico Madrid dhe rikthehet në dispozicion të Diego Simeones.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




