×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Gazetari italian: Edoni e ka përjetuar keq përjashtimin nga lista, por Juventusi e ka marrë tashmë vendimin

    Reporteri
    05 Shtator 2026 | 17:39

    Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi duket se është vendosur, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk është një admirues i madh i futbollistit kosovar, me afatin kalimtar hapur në Arabinë Saudite dhe Turqi, ku atje kërkohet një destinacion i ri.

    Gazetari italian Mirko Di Natale raporton se vendimi për Zhegrovën është marrë tashmë si nga drejtuesit e klubit, ashtu edhe nga trajneri Spalletti. Sipas tij, situata e kosovarit është e lidhur edhe me atë të Nico Gonzálezit.

    “Spalletti nuk është një admirues i madh i Edon Zhegrovës. Situata e tij është e lidhur edhe me atë të Nico Gonzálezit dhe, në praktikë, gjithçka tashmë është vendosur”.

    “Si nga këndvështrimi i klubit, ashtu edhe nga ai i trajnerit, vendimet tashmë janë marrë. Juventusi ka vendosur ta lërë Zhegrovën jashtë listës për Ligën e Evropës dhe ai mund të mbetet jashtë edhe listës së skuadrës për Serie A”.

    “Nga njerëzit e afërt me Edonin më është thënë se futbollisti kosovar e ka përjetuar shumë keq vendimin për ta lënë jashtë listave të skuadrës”.

    Pse kalimi i Edon Zhegrovës te Al-Ittihad është ende i mundur dhe kush po e pengon momentalisht transferimin?

    “Juventusi shpreson që një klub nga Turqia ose Arabia Saudite të bëjë një lëvizje për të gjatë afateve kalimtare që janë ende të hapura”.

    “Juventusi do të marrë në konsideratë vetëm një transferim të përhershëm. Aktualisht, këto janë dy ligat që mund të përmbushin pritshmëritë financiare të klubit italian për Zhegrovën”, deklaroi Di Natale.

    Juventus do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta për Zhegrovën nëse ato arrijnë në të paktën 15 milionë euro. Kjo shifër mund të rritet edhe përmes bonuseve. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!