×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time / Video

    Emocione të forta gjatë koncertit në Stuttgart: Yll Limani i kushton këngën “Kthem” krerëve të UÇK-së, i gjithë publiku këndon me të

    Reporteri
    20 Shtator 2026 | 8:16

    Emocione të forta janë përjetuar mbrëmjen e së shtunës në Stuttgart, ku këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, në koncertin e tij interpretoi këngën e njohur “Kthem”, të cilën ia kushtoi krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

    Kënga u shoqërua nga një atmosferë tejet emocionale, ndërsa i gjithë publiku iu bashkua Yll Limanit duke kënduar së bashku me të.

    Momenti mori edhe më shumë peshë nga paraqitja simbolike e artistit, i cili u ngjit në skenë i veshur me një këmishë të zezë, në mëngën e së cilës mbante emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Three60 Music (@three60_music)

    Para interpretimit, Limani iu drejtua të pranishmëve me një mesazh të ndjerë:

    “Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet me u kthy në vendin e tyre”, tha ai nga skena.

    Interpretimi i “Kthem” u shndërrua në një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes, me qindra fansa që kënduan në kor me artistin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!