Është mbyllur 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Kosova-Irlanda. Kosova u shfaq shumë e rrezikshme në sulm, dhe shumë e sigurt në mbrojtje.

Vedat Muriqi tentoi dy herë, me mbrojtësin kundërshtar që reagoi në fund për ta larguar topin nga porta.

Pastaj edhe Veldin Hoxha e kishte një mundësi të mirë shënimi, sidoqoftë, sërish mbrojtja në vendin e duhur për të mos lejuar topin të shkonte në rrjetë.

Reklamë

Irlanda është kundërshtarja e parë e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e Grupit B3 ka nisur në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Sipas një raportimi të “BBC”, të enjten se në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për ndeshjen ndaj Kosovës, të pranishëm do të jenë afro 900 tifozë të Irlandës.

Formacionet zyrtare: Edon Zhegrova startues, Kosova me disa ndryshime e kërkon fitoren ndaj Irlandës

Reklamë