Kombëtarja e Kosovës është ngritur një pozitë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s pas fitores ndaj Irlandës.
“Dardanët” morën tre pikë të rëndësishme në “Fadil Vokrri”, ku mposhtën Irlandën, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet pavarësisht që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-0.
Me këtë fitore, Kosova e kaloi Bolivinë në renditjen e përgjithshme për të zënë vendin e 77-të, vetëm një më lartë se kundërshtari ynë pas Austrisë, Izraeli.
Kosova nesër luan ndaj Austrisë.
