Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur mbarë rrugëtimin në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve pasi e ka mposhtur me rezultat 2-0 Bjellorusinë, shkruan Reporteri.net.

Golat për kombëtaren tonë i shënuan Kristjan Asllani  nga penaltia dhe Ernest Muçi.

Në ndeshjen e ardhshme pas tre ditëve, Shqipëria luan ndaj San Marinos si mysafir.

Reklamë