Kosova është mposhtur 3-1 nga Austria në “Ernst-Happel-Stadion” të Vjenës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Kosova arriti të ngushtojë rezultatin në minutat e fundit të takimit. Edon Zhegrova ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për 3-1, por “Dardanët” nuk arritën të rikthehen në lojë.

Pas golit të Zhegrovës, në vëmendje ka qenë edhe klubi i tij, Juventusi.

Reklamë

Gjiganti italian ka publikuar në faqen zyrtare në Instagram një fotografi të Edon Zhegrovës me flamurin e Kosovës në krah.

“Edoni shënoi për Kosovën”, ka shkruar Juventusi në përshkrimin e fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)

Reklamë