Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore në udhëtim te San Marino, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës C.
“Kuq e Zinjtë” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 0-3.
Anis Mehmeti me një gol nga afërsia pas asistimit të Rey Manajt shënoi nga afërsia për të zhbllokuar epërsinë (21’).
Ndërsa, gjashtë minuta më vonë Mryto Uzuni përfitoi nga një top i kthyer nga goditja e Ernest Muçit për të dyfishuar epërsinë (27’).
Ndërkohë, fitoren e vulosi vetë Manaj me një gol të bukur pas një aksioni fantastik (65’).
Shqipëria lehtë mund të shënonte edhe së paku dy gola, megjithatë nuk ia doli t’i konkretizojë.
Kësisoj, Shqipëria bëhet lider i vetëm me gjashtë pikë, dy mbi Finlandën që do ta ketë kundërshtarin e radhës, ndërsa San Marino siç pritej qëndron në fund pa pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




