×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Foda: Izraeli është ekip i mirë, pres ndeshje të fortë

    Reporteri
    30 Shtator 2026 | 18:39

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka vlerësuar si të fortë përballjen me Izraelin, pavarësisht se kundërshtari i ka humbur dy ndeshjet e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

    Kosova do të përballet me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës B. Dardanët kanë tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Izraeli është ende pa pikë, pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës.

    Megjithatë, Foda nuk e sheh Izraelin përmes rezultateve të deritanishme dhe ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.

    “Izraeli është një përfaqësuese e vështirë. Pavarësisht rezultateve, ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe lojtarë të fortë individualisht”, ka thënë Foda në konferencën për media.

    Trajneri i Kosovës pret një ndeshje të fortë dhe ka bërë të ditur se Dardanët do të tentojnë të jenë agresivë në përballjen ndaj izraelitëve.

    “Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresivë në këtë përballje”, ka deklaruar Foda.

    Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë, me Dardanët që kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampanjë pas triumfit 1-0 ndaj Irlandës dhe humbjes 3-1 nga Austria.

    Standings provided by Sofascore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!