×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Izrael-Kosovë, pjesa e parë mbyllet pa gola

    Reporteri
    01 Tetor 2026 | 21:38

    Izraeli dhe Kosova po luajnë pa gola në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ndërsa është mbyllur pjesa e parë e lojës në stadiumin “Nagyerdei” në Debrecen.

    Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

    Pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat, epilogu në 45 minutat e parë rezultoi të jetë 0-0.

    Izraeli kishte disa raste më të mira shënimi por që Amir Shaipi me super pritje nuk e lejoi Solomon ta dërgonte topin në rrjetë.

    Ndërkohë, edhe Kosova provoi me disa aksione të shpejta, ku rrezikuan me Lumbardh Dellovën dhe Fisnik Asllanin, por portieri mysafir arriti t’i ndalë të dy goditjet.

    Kësisoj, Kosova në pjesëne dytë do të kërkojë t’i arkëtojë pikët e plota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!