×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Shqipëria mposhtet nga Finlanda, e humb pozitën e parë

    Reporteri
    03 Tetor 2026 | 17:04

    Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në Helsinki nga Finlanda me rezultatin 2:1.

    Edhe pse Shqipëria kaloi në epërsi që në minutën e katërt, Finlanda reagoi duke përmbysur rezultatin me dy gola dhe siguroi fitoren e dytë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, falë edhe një kartoni të hershëm të kuq të kuqezinjve.

    Manaj i dha epërsinë kuqezinjve, por vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 22-të, Shqipëria mbeti me një futbollist më pak në fushë.

    Direkt me karton të kuq u ndëshkua portieri Etrit Berisha për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër afër zonës së penalltisë.

    Dhe menjëherë barazoi Finlanda me gol nga gjuajtja e lirë.

    Walta shënoi për 1:1 duke shfrytëzuar edhe reagimin e dobët të portierit që zëvendësoi Berishën, Alen Sherri.

    23-vjeçari Walta nga gjuajtja e lirë e realizoi edhe golin e fitores 2:1 në minutën e 71-të.

    Finlanda me këtë fitore e zë vendin e parë me shtatë pikë. Shqipëria bie në pozitën e dytë me një pikë më pak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!