×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Tre titullarë ndaj Izraelit mbesin jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë

    Reporteri
    04 Tetor 2026 | 11:09

    Kosova do të ketë disa ndryshime në formacion për përballjen e sotme ndaj Austrisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me synimin për të vazhduar me rezultate pozitive në shtëpi.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të mos startojë me tre futbollistë që ishin titullarë në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Izraelit.

    Bëhet fjalë për Dion Kacurin, Muharrem Jasharin dhe Milot Avdylin, të cilët këtë herë nuk do të jenë pjesë e formacionit startues të “Dardanëve”.

    Të tre lojtarët patën minuta në sfidën ndaj Izraelit, por Foda ka bërë zgjedhje të reja për duelin ndaj Austrisë, në një ndeshje që pritet të jetë dukshëm më e vështirë për Kosovën.

    “Dardanët” do të kenë përballë një prej skuadrave më të forta të grupit, ndërsa faktori “Fadil Vokrri” pritet të jetë një nga avantazhet kryesore të Kosovës.

    Foda ka besuar në një 11-she të ndryshuar për këtë takim, me Kosovën që kërkon të shfrytëzojë mbështetjen e madhe të tifozëve dhe të marrë një tjetër rezultat pozitiv para publikut vendas. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!