Kylian Mbappe po përballet me kritika të reja në Real Madrid, ku një pjesë e drejtuesve kanë nisur të shfaqin pakënaqësi për mënyrën se si francezi po sillet dhe po merr vendime individuale.

Në ambientet e klubit madrilen, sipas raportimeve të OK Diario, po rritet shqetësimi për sjelljen e Mbappes.

Në mesin e drejtuesve thuhet se po dëgjohen gjithnjë e më shpesh kritika se sulmuesi francez vepron sipas interesave të tij dhe jo gjithmonë në përputhje me qëndrimin e klubit.

Reklamë

Një nga rastet që ka shkaktuar pakënaqësi lidhet me periudhën kur Mbappe po rikuperohej nga shqetësimet në gju.

Francezi u pa duke ngarë biçikletën, një aktivitet që më herët ishte kritikuar publikisht nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili kishte theksuar se një futbollist duhet të jetë maksimalisht i kujdesshëm edhe jashtë fushës.

Pakënaqësi në klub ka shkaktuar edhe qëndrimi i Mbappes për çështjen e arbitrimit.

Ndërsa Real Madridi ka qenë kritik ndaj gjyqtarëve, francezi është distancuar nga kjo qasje, duke deklaruar se gjyqtarët janë njerëz dhe se ai nuk ka qenë kurrë një futbollist që ankohet për vendimet e tyre.

Një tjetër episod që nuk është pritur mirë në klub ka qenë qëndrimi i tij në lidhje me mbështetjen institucionale të Real Madridit për Ceutën.

Reklamë

Sipas raportimit, në Madrid është krijuar përshtypja se Mbappe ka marrë një qëndrim personal në një çështje ku klubi kishte përcaktuar më herët një pozicion të qartë.

Në Valdebebas, ndërkohë, po shihet me shqetësim edhe përqendrimi i madh i Mbappes te objektivat individuale, veçanërisht te fitimi i Topit të Artë.

Edhe pse askush nuk e vë në dyshim rëndësinë e tij sportive për ekipin, kritikat ndaj francezit janë shtuar ndjeshëm.

Sipas raportimit, në një pjesë të drejtuesve të Real Madridit ekziston tashmë ndjesia se Mbappe në disa raste po vendos interesat personale përpara atyre kolektive. Kjo ka bërë që marrëdhënia mes yllit francez dhe klubit të jetë nën një vëzhgim më të madh se më parë.

Reklamë