Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të Bernd Lenos nga Fulham gjatë verës së ardhshme.

Portieri gjerman është njëri prej disa opsioneve me përvojë që po vlerësohen nga bavarezët, teksa klubi po përgatitet për pensionimin e pritshëm të Manuel Neuerit.

Leno ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2027, ndërsa klubi anglez ka edhe opsionin për ta zgjatur atë kontratë për një sezon tjetër.

Reklamë

Sipas TEAMtalk, 34-vjeçari mund të jetë një prej kandidatëve që Bayern do ta konsiderojë për portën pas epokës së Neuerit.