Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pritur sot në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Jashari e ka uruar presidenten për marrjen e detyrës. Në pamjet e ndara nga Presidenca, shihet se Jashari i ka dhuruar një buqetë me lule Shiroka Pulës, si urim për detyrën e re.

Gjatë takimit me komandantin e FSK-së, – thotë kumtesa – është diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e vazhdimit të punës për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.

Reklamë

Sipas kumtesës, Presidentja ka theksuar rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ka pritur sot edhe shefin e AKI-së, Petri Ajeti.