Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot në takim gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it.

Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

KFOR-i njoftoi se në ditët vijuese dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të tranzicionit, duke siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve, në prag të ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së misionit.

Reklamë

Vergori do të marrë detyrën si kryekomandant i misionit të NATO-s në Kosovë, më 14 tetor.