Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane tregon se shprehet gatishmëria për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Reklamë

Më tej, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksohet më tej.

Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor.