Cristiano Ronaldo pritet të jetë sërish pjesë e Përfaqësueses së Portugalisë gjatë muajit nëntor, dhe kështu t’i lë pas problemet që kishte së fundmi me trajnerin.

Për rikthimin e yllit portugez ka folur presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, i cili ka bërë të ditur se ekziston vullnet i përbashkët për ta pasur sulmuesin sërish në dispozicion.

Sipas Proençës, si federata, ashtu edhe trajneri Jorge Jesus dhe futbollistët e tjerë janë të interesuar për rikthimin e kapitenit portugez.

Reklamë

Ai ka shtuar se edhe vetë Ronaldo është i gatshëm të bashkohet përsëri me ekipin kombëtar.

“Federata, trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët janë të gjithë në një mendje: ne duam që Cristiano të rikthehet. Edhe ai është i gatshëm të kthehet, ndaj pres që të jetë me ne që në nëntor”, ka deklaruar Proença.

Kreu i futbollit portugez ka shprehur gjithashtu vlerësimin e tij për Ronaldon, duke e cilësuar atë si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.