Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nga rrugët e New Yorkut ka deklaruar se ambicia e tij është të bëhet kryeministër i Kosovës, ndërsa kryeqyteti që ai drejton po përballet me probleme të përsëritura sa herë që ka reshje shiu, shkruan Reporteri.net.
Të dielën, reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë Prishtinën kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në zonën e Veternikut.
Si pasojë e shiut, rruga kryesore në këtë zonë është bllokuar nga uji i grumbulluar, duke vështirësuar kalimin e automjeteve.
Reshjet e dendura të shiut shpesh shkaktojnë grumbullim të ujit në rrugët e kryeqytetit, duke krijuar probleme për pjesëmarrësit në trafik.
