Manchester City ka heshtur të dielën stadiumin “Anfield Road”, pasi ka shënuar fitore në derbin anglez ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0, shkruan Reporteri.net.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por 45 minutat e dytë ishin ferr për vendasit.
Ndeshja mori rrjedhë krejt tjetër kur Liverpooli mbeti me një lojtar më pak, pasi u përjashtua mesfushori holandez Gravenberch në minutë e 62-të.
Pas kësaj, City ndezi motorrët dhe e turpëroi ekipin vendas.
Saktësisht në minutën e 65-të, City kaloi në epërsi me golin e Halland i cili realizoi për 1-0.
🚨🏴 | GOAL: ERLING HAALAND OPENS THE SCORING FOR MANCHESTER CITY! WHAT A GOLAZO!
Liverpool 0-1 Manchester City. https://t.co/IVEdXh4i8K
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 11, 2026
Reklamë
Vetëm pas tre minutash, epërsinë në 2-0 për Cityn e ngriti Doku që realizoi supergol në minutën e 68-të.
🚨🏴 | GOAL: WHAT A SPECTACULAR GOLAZO BY JEREMY DOKU! SENSATIONAL! WOW!
Liverpool 0-2 Manchester City. https://t.co/Ff8WjLyVuF
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 11, 2026
Reklamë
Golin e tretë për Cityn e shënoi Cherky në minutën e 78-të të ndeshjes.
CHERKI WOW 3-0 https://t.co/UPh9Zd7I5a
— Bayse Sports (@BayseSports) October 11, 2026
Reklamë
City pas kësaj fitore renditet i pari me 18 pikë, kurse Liverpooli në pozitën e nëntë me 9 pikë. /Reporteri.net/.