Një punëtor 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën pasdite në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas informatave fillestare, i ndjeri dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin lidhur me rastin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar të paraqiten edhe inspektorët e punës.
Rrethanat e vdekjes janë duke u trajtuar nga organet përkatëse.