Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, duke i cilësuar ato si alarm për demokracinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se gazetari Mehmetaj prej kohësh po përballet me sulme, montazhe denigruese dhe kërcënime të drejtpërdrejta.

Sipas Ramës, në një shtet ku gazetarët trajtohen si armiq dhe kundërshtarët politikë si shënjestra, rrezikohet kufiri mes demokracisë dhe autokracisë.

Reklamë

Ai ka paralajmëruar se pasojat e dëmtimit të demokracisë nuk do t’i vuajnë vetëm personat që sulmohen, por e gjithë shoqëria.

“Sot mund të jetë gazetari. Nesër kundërshtari politik. Pasnesër secili qytetar që guxon të mendojë ndryshe!”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se liria, e fituar me shumë mund, sipas tij, po minohet në çdo dimension të saj.