Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar hartimin e një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës.
Këtë kërkesë ajo e ka ngritur gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku është miratuar edhe plani i punës dhe fushëveprimi i këtij komisioni.
Musliu-Shoshi ka theksuar se një strategji e tillë është e domosdoshme për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional lidhur me çështjen e Hagës.
Ndër prioritetet kryesore të Komisionit, ajo ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë.