Real Madridi po e monitoron me kujdes situatën në Angli, ku mund të krijohet një mundësi e madhe për transferimin e Erling Haalandit.

Klubi madrilen vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin norvegjez të Manchester Cityt dhe po pret ta shohë nëse do të hapet rruga për një marrëveshje të bujshme.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe të atyre angleze, “Los Blancos” kanë marrëdhënie shumë të mirë me familjen e Haalandit dhe përfaqësuesit e tij.

Reklamë

Kontakti mes palëve ka vazhduar prej vitesh, duke dëshmuar se interesi i gjigantit spanjoll për sulmuesin nuk është i ri.

Në Madrid po i përcjellin nga afër zhvillimet rreth së ardhmes së Haalandit në Premierligë, si dhe çdo ndryshim të mundshëm në marrëdhënien e tij kontraktuale me “Citizens”.

Man City po përballet me presion ligjor dhe sportiv lidhur me çështjen e shkeljeve të pretenduara të rregullave financiare të Premierligës.

Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e klubit dhe mund të ndikojë në planet e tij afatgjata.

Reali po e vëzhgon me kujdes situatën, duke pritur të shohë nëse zhvillimet e ardhshme mund të krijojnë kushte për ta tentuar transferimin e norvegjezit.

Reklamë

Haalandi do të ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për repartin ofanziv të madrilenëve.

Shifrat e tij të jashtëzakonshme të golave e bëjnë atë njërin prej sulmuesve më të kërkuar në futbollin botëror.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do ta shndërrojë interesimin e kahershëm në një ofertë konkrete.

Për momentin, nuk ka konfirmim për negociata zyrtare apo një marrëveshje të mundshme.

Reklamë

Gjithçka do të varet nga zhvillimet te Man City dhe nga mundësia që mund të krijohet për transferimin e yllit norvegjez në “Santiago Bernabeu”.

Një lëvizje e tillë do të ishte ndër transferimet më të bujshme të futbollit evropian, por për momentin mbetet një skenar që varet nga shumë faktorë.