Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin si anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Kryetari i Komisionit për Media, Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte propozuar katër kandidatë për këto pozita: Bashkim Nurboja, Nora Latifi Jashari, Xhemajl Gashi dhe Burim Latifi.
Përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit u shqyrtua në Kuvend, pasi tri përpjekjet e para për votim kishin dështuar për mungesë kuorumi.
Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) abstenuan në votimin për mënyrën e votimit.