Skuadra e Sunderlandit ka pësuar humbje 2:0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e javës së shtatë në Premier League.

Granit Xhaka, kapiteni i “Maceve të Zeza” pas ndeshjes u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Xhaka thotë se ekipi nuk është në nivel të duhur.

Reklamë

“Nuk ka kuptim të fshihemi nga e vërteta. Për momentin, nuk jemi në nivelin e duhur dhe duhet të marrim përgjegjësinë që na takon”, u shpreh Xhaka

Në shtatë xhiro, Sunderland ka grumbulluar vetëm katër pikë dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.