Sulmuesi Mirlind Daku e ka gjetur golin në përballjen ndaj ish-klubit Rubin Kazan.

Ylli shqiptar po vazhdon me formën e mirë që nga pushimi ndërkombëtar, duke shënuar golin e tretë në dy sfidat e fundit.

Daku realizoi vetëm një minutë pasi u inkuadrua në lojë, për të shënuar një parabolë fantastike dhe pastaj nuk festoi ndaj ish-klubit.

Reklamë

Ndërkohë, me këtë formë është vetëm çështje kohe derisa Daku të bëhet titullar te Spartaku i Moskës.

Reklamë