Barcelona dhe Bayern Munichu po e përcjellin nga afër zhvillimin e mesfushorit të ri Johan Manzambi, i cili po shkëlqen te Aston Villa, raporton Marca.
Paraqitjet e reprezentuesit zviceran kanë impresionuar skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilët e shohin atë si një yll të së ardhmes.
“E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes. Klubet e interesuara tashmë kanë nisur të vlerësojnë zhvillimin e tij dhe perspektivën afatgjatë”, deklaroi gazetari Graeme Bailey për TEAMtalk.
I lindur në Gjenevë në vitin 2005, Manzambi është reprezentues i Zvicrës dhe shquhet për shkathtësinë e tij, aftësinë për të depërtuar me top, për t’u futur në zonë dhe për të krijuar raste shënimi.
Manzambi shkëlqeu edhe në skenën ndërkombëtare gjatë Kupës së Botës, ku realizoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje, përpara se një lëndim ta detyronte të mungonte në fazën e 1/8 së finales dhe në çerekfinale.
Interesimi i Barcelonës dhe Bayernit mund ta shndërrojë 21-vjeçarin në një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar.
