Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka nisur tashmë protesta pas rastit të vrasjes makabre të Arlinda Zekajt.
Në rendin e parë të protestuesve janë familjarët e të ndjerës, të cilët me pankarta në duar, po kërkojnë drejtësi për rastin.
“Liri, barazi, solidaritet” janë thirrjet që dëgjohen në protestë, teksa pjesëmarrëset marshojnë duke kërkuar përgjegjësi.
Derisa sllogani kryesor i protestës është “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.


